Këto ditë të gjithë po përballemi me të njëjtin problem – temperaturat e larta dhe i nxehti mbytës, i cili në shumë vende në botë ka çuar dhe në zjarre masive!
Por, nëse po mendoni se këto ditë do të kalojnë shpejt, e keni gabim pasi do të bëhet edhe më keq. Besojeni ose jo, kjo është vera më e freskët që na ka ngelur!
Sipas Peter Kalmus, shkencëtarit të klimës i NASA-s, kjo është vera e fundit që na ka ngelur në këto temperatura, pasi vit pas viti temperaturat do të rriten edhe më shumë dhe për pasojë, vera do të jetë gjithnjë e më nxehtë.
Postimi i Peter ka bërë xhiron e rrjetit në të gjithë botën dhe njerëzit po shprehen gjithnjë e më të shqetësuar lidhur me temperaturat e larta.
Gjithashtu, Peter është shprehur se i vetmi shans që kemi që Toka të nisë e të ftohet sërish, është që duke filluar nga sot të reduktojmë përdorimin e karburanteve për 80vite me radhë, me shpresën që në fund të shekullit, Toka të nisë sërish t’i rikthehet temperaturave që quhen normale për ne.