Donaldi dhe Bora janë një nga çiftet më të dashur e të komentuar të showbiz. Historia e tyre u bë edhe më e njohur gjatë qëndrimit të Donaldit në shtëpinë e BBV1, ku patën dhe disa momente romantike dhe dedikime për njëri-tjetrin.
Pas gjithë ulje-ngritjeve gjatë BBV1, Donaldi dhe Bora e gjetën sërish “rrugën” për te njëri-tjetri, dhe sot për ta është një ditë mjaft e rëndësishme.
Sot më datë 5, Bora dhe Donaldi festojnë 5 vjetorin e tyre bashkë, teksa po merren me xhirimet e filmit “5 herë jo” – titull i cili sigurisht ka lidhje me përvjetorin e tyre!
Kujtojmë se së fundmi, Bora dhe Donaldi kanë vendosur t’a kurorëzojnë dashurinë e tyre, dhe ceremonia pritet të bëhet në verën e vitit që vjen.