Zhaklin Lekatari prej disa kohësh ka qenë në vëmendjen e mediave rozë, me deklaratat e saj të herë pas hershme dhe debatet e vazhdueshme me personazhet e tjerë publikë.
Edhe këtë herë, Zhaklina ka reaguar në Instagramin e saj për mënyrën se si personazhe publikë nuk japin asnjë mesazh pozitiv, përveçse tregojnë pushimet verore dhe të pasmet.
“Nuk e kuptoj pse në vendin tonë është ok me nxjerr b*thët, por jo ok me fol pro grave e përdhunimeve. Për sa kohë ke prezencë publike mirë është të japësh një mesazh pozitiv në vend që të tregosh pushimet verore.” – është shprehur Zhaklin Lekatari në një story në Instagramin e saj.
Zhaklina nuk ka treguar se me cilët personazhe e ka specifikisht, por me siguri bëhet fjalë për më shumë se një.
Më tej, ajo ka vazhduar të flasë për “solidaritetin profesional”, që sipas saj mungon këtu në Shqipëri dhe se kolegët e saj jetojnë për shifra Instagrami.
“Cfarë do të thotë solidaritet profesional?? Kur një nga ju komenton në faqen time dhe ofendohet, unë bllokoj komentuesin. Kjo do të thotë që kur unë komentoj në faqet tuaja, ju duhet te bllokoni dykëmbëshit që ju ndjekin,por juve nuk ju plas se ju intereson të keni numra, sasi dhe jo cilësi dhe nuk merrni pjesë në atë që në botë quhet solidarizim profesional – gjë që ju duhet t’a bëni sepse bota është me rrota” – ka thënë gazetarja kundrejt kolegëve të saj.
Kujtojmë se Zhaklin Lekatari, ka përmbyllur eksperiencën e saj si opinioniste në BBV2, ku krijoi jo pak zhurmë me opinionet e saj, ndërsa ende nuk dihet nëse do të vazhdojë të mbajë rolin si opinioniste edhe në BBV3.