Ndërsa jeta e përditshme dhe e vrullshme na mbush me lajme showbiz, jetesë plot ngjyra dhe “botën me xixa”, paralel me këtë shtrihet edhe një botë tjetër, që për fat të keq vijon të mbetet realitet për shumë gra e vajza, sidomos atyre që jetojnë në vende rurale, ku mendësia dhe mentaliteti ende ‘skllavërojnë’ jetën e shumë vajzave të reja. Arsyeja? – Thjesht dhe vetëm sepse janë vajza!
E tillë ka qenë dhe historia e një vajze që ka vendosur t’a ndajë traumën e saj me Neda Ballukun, opinioniste e “Për’puthen, ku tregon se është rrahur nga mamaja e saj barbarisht deri në moshën 18 vjeçare. Më e trishtë akoma ishte fakti se vajza kishte edhe vëllezër, të cilër nëna e vajzës i donte pa kushte, ndërsa ‘helmin’ e jetës së saj e nxirrte mbi vajzën e gjakosur plot shenja e trauma, vetëm sepse ishte vajzë.
E “frymëzuar” nga kjo histori, opinionistja ka bërë një reagim në Instagramin e saj, ku përmes një shkrimi tregon një pjesë të shkakut dhe pasojës së kësaj historie, të titulluar “E di o ma!” – një mesazh mjaft i fuqishëm për atë që ka ndodhur dhe ende ndodh me shumë të reja, për shkak të gjurmëve që mentaliteti ka lënë te prindërit dhe pasqyrimin e traumave të tyre te fëmijët dhe përjetimin e të dyja palëve.
Ky shkrim ka ngjallur reagim të menjëhershëm në rrjet, dhe është mesazhi më i fuqishëm që mund të lexoni sot, ndoshta për një ditë dhe një jetë më të bukur nesër, për veten dhe fëmijët tuaj…