Shtyhet seanca per Luiz Ejllin, i cili akuzohet nga Gjykata e Fierit per falsifikim dokumentesh per justifikimin e parave te nje personi ne hetim. Seanca është shtyre per ne date 19 shtator, pasi sot ka munguar avokati i tij per arse shendetesore.
Kujtojme se prej dates 26 dhjetor 2022 Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur per drejtesine shiptare, konkretisht nga Giykata e Fierit, si person i dyshuar per vepren penale te falsifikimit te dokumenteve kryer ne bashkepunim.
Sipas nenit 186 paragrafi i dyte per te cilin ai eshte marre i pandehur nga prokuroria e Lushnies referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri ne 4 vite burgim, ne rast se do t gjendet fajtore. Drejtesia e akuzon Ejllin se me profesionin e noterit ai ka falsifikuar deklarate noteriale per te justifikuar parate e nje personi gê ishte ne hetim. Ko histori nis ne vitin 2021 aty ku prokuroria do te kerkonte sekuestrot e pasurive te shtetasit F.A sit e pajustifikuara me burime te ligishme, sipas FactCheck.
Sekuestro e kerkuara asokohe nga prokuroria e Lushnjes do te pranohej nga giykata me 28 nentor të vitit 2021. Pak muaj pas kesaj sekuestro shtetasi F.A i cili po ashtu eshte i bashkepandehur me Ejllin ka depozituar nje deklarate noteriale bere tek Noteri Luiz Ejlli. Me 25 shkurt 2022 shtetasi F.A paraget ne prokurori deklaraten noteriale e cila sipas tij ishte bere tek zyra noteriale e Luiz Ejllit me date 16 dhietor 2015 dhe mbante te dhenat si ne facsimile “nr 663
Rep, Nr 213 Kol date 16.12.2015.
Kjo deklarate sipas prokurorise kishte permbaitjen e marrjes se nje huaje ne dy këste nga 2008-2015 prej 151 mije euro he 2011-2015 prej 60 mije euro, para te cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kish marre per t shlyer një kredi.
E pikerisht kjo deklarate s’ishte gendur ne arkivat e ministrise se drejtesise ne pergjige te kerkesave per informacion, kerkesa ne kuader te hetimit pasurore qe po kryente prokuroria e Lushnjës. Kaq ka mjaftuar që prokuroria te krijoje dyshime se mund tè ketè nje shkelje ligjore he ka thelluar hetimet duke zbuluar zyren noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu de veprimet e bera disa vite me pare.