Vesa Smolica ka shkuar automatikisht në nominim për javën e ardhshme.
Ky ka qenë vendimi që Vëllai i Madh ka marrë pas arratisjes së saj nga kazerma ku ishte dënuar të qëndronte bashkë me banorët e tjerë.
Vendimi është lexuar nga Romeo, ndërsa banorët e tjerë e kanë inkurajuar këngëtaren nga Kosova që ta marrë me sportivitet.
Nga ana tjetër gjatë qëndrimit në kazermë, banorët u shprehën se nëse dikush do dënohej, do e merrnin dënimin të gjithë. Ka qenë Meritoni ai që është shprehur që nëse Vesa largohet nga shtëpia prej këtij nominimi, ai do të dalë menjëherë pas saj.
Mbetet për t’u parë në Prime se si do të reagojnë 7 banorët e tjerë të kazermës, për nominimin e Vesës.