Sot është dita e ‘madhe’ për Arbanën dhe Eduartin,të cilët do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Ceremonia do të zhvillohet në Toskana, në një kishë historike gjatë perëndimit të diellit,ku çdo detaj është i planifikuar shumë mirë.
Madje çifti ka edhe një njoftim për të ftuarit në ftesën e dasmën,ku i kërkon të mos postojnë foto e video në rrjetet sociale. (Lexo këtu)
Me sa duket,Arbana dhe Eduarti kanë vendosur që ceremonia të jetë sa më private dhe këtë e kanë zbatuar edhe për të ftuarit,ndonëse kanë rreth shumë të gjere miqësor.
Kjo është konfirmuar dhe gjatë emisionit ‘Më lër të flas’ ,ku Romeo dhe Donald Veshaj thanë në mënyrë ironike që dyshja as nuk i ka ftuar në ceremoni.
Të njëjtën gjë më pas konfirmoi edhe Krist Aliaj e Zhaklin Lekatari,e cila shtoi se nuk i kanë ftuar sepse nuk i ndiejnë si njerëz të afërt e ndërsa ajo vet nuk ka asnjë marrëdhënie afër zemrës me ta.
Gjithashtu,duket se asnjë nga yjet e BBV nuk është i ftuar në dasmë.
Kështu që nëse shihni sot personazhe publikë që vazhdojnë angazhimet e tyre dhe nuk janë në dasmë, nuk është prej angazhimeve që kanë por thjesht për faktin se nuk janë ftuar!!