Ditën e djeshme Luiz Ejlli, Kiara Tito dhe miqtë e tyre kanë pushuar në plazhin e Velipojës, ku ka bërë namin në rrjet me videon që ka postuar me jet-ski, dhe rënien e tij në fund të videos.
Sigurisht që momenti i rënies së Luizit nga jet-ski u komentua shumë në rrjet, ku shumë njerëz mendojnë se ra ndërsa të tjerë mendojnë se rënia e tij ishte e qëllimshme. Ndër komentet e shumta, ishte dhe komenti i Elvis Pupës, me të cilin Luizi ka një miqësi tepër të mirë.
“Kur e trajton jet-ski si kalë, do të t’hedhi në fund” – ka shkruar Visi, teksa Luizi e ka lidhur këtë koment, me një mesazh për jetën. “Prandaj biem gjatë jetës, që të mësojmë të ringrihemi më të fortë” – ka shkruar ai.