Në episodin e sotëm të “Për’puthen” u shfaq një video, ku protagonistë ishin Aureli me një vajzë tjetër jashtë programit teksa kalonin momente të afërta në një club.
Pamjet tronditën studion, e cila reagoi ashpër ndaj konkurrentit, sidomos Gabriela, e cila dukej se tashmë kishte nisur një histori me Aurelin dhe e ka quajtur të pafytyrë. Vajzat kërkuan që Aureli të tregojë të vërtetën, megjithëse ky i fundit në asnjë moment nuk e pranoi.
Ai u shpreh se vajza është thjesht e njohura e tij, me të cilën nuk ka asnjë marrëdhënie, përpos shoqërisë.
Pavarësisht se e mohoi konkurrenti u pezullua nga “Për’puthen” deri në një njoftim të dytë, pas sqarimit të ngjarjes.