Tre javë më parë, Prive solli shkrepjet paparazzi të Robert Berishës në kryeqytet.
Ai u shfaq dorë për dore me një bjonde bukuroshe duke konfirmuar që është në një lidhje të re të dashurisë, nga e cila mbeti misterioze një gjë, identiteti i vajzës.
E as kjo pjesë, nuk është më sekret.
Prive.al merr vesh se vajza në fjalë quhet Leonita, është 26 vjeçe, shqiptare me banim në një prej shteteve skandinave.
Për më tepër, Roberti nuk është që po kursehet as me komente.
Në një prej postimeve të fundit të bukuroshes ai ka lënë një mesazh. “Nuk ka asgjë që s’më pëlqen tek ti”, është shprehur ai.
Eh, nuk i vëmë faj Robertit të themi të drejtën !