Gjatë pjesmarrjes në “Big Brother VIP”, Kiara Tito është komentuar jo pak herë për konsumimin (e tepërt) të cigares.
Ajo ka qenë e ftuar ditën e djeshme në emisionin “Ftresë në 5” me Bieta Sulën, ku ka treguar shumë për shtatzaninë, ndryshimet në jetën dhe ushqimet që konsumon.
Bieta: Çfarë të mungon më shumë në këtë periudhë shtatzanie?
Kiara: Nuk e kisha menduar që do të më mungonte sallata jeshile, se nuk lejohet të konsumohet, duhet larë mirë dhe nuk e ha e kam shmangur, por më shkon mendja kot ndonjë herë kur e mendoj… Më komentojnë nëse kam hequr dorë nga cigarja. Kam hequr dorë nga momenti që kam marrë testin në dorë e kam hequr dhe se kam futur më në gojë, iku dhe cigarja…