Diola Dosti po shijon pushimet në Maldive, por si në çdo udhëtim tjetër të saj, nuk mungojnë video-mesazhet si nutricioniste.
Teksa bënte xhiro me rroba banjo e biçikletë, Diola ka këshilluar nënat për ushqimin e fëmijëve.
Por kjo video ka marrë mjaft kritika nga ndjekësit për veshjen që ka zgjedhur.
Gjithsesi Diola nuk është dakord dhe ka ironizuar ndjekësit me komente të tipit: “Ju përshëndes nga Maldivet, jo nga spitali rajonal. Mpuç.“