Dea Mishel është një ndër personazhet publik që nuk para reagon mbi komentet që thuhen për të, por kur reagon, nuk di të ndalet.
Kështu ka ndodhur këtë herë me moderatoren, pasi u ‘kryqëzua’ në rrjet për veshjen në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, pasi i dolën të ‘brendshmet’ – që në fakt nuk ishin të brendshme por korse.
Pasi reagoi lidhur me veshjen e saj dhe pa gjithë komentet që thuheshin për të, Dea i hyri “investigimit” dhe zbuloi se profilet e komenteve negative për të, vinin nga komentuese që ishin +45vjeç.
“Duart lart nëna, jeni të arrestuara.” – ironizon Dea në një Instastory.
Por, nuk mbaron këtu. Në një tjetër video të postuar Dea shprehet se Instagrami nuk është vendi i duhur për nënat dhe gjyshet.
“Sapo kuptova që haterat në profilin tim janë të gjitha gra 45+ vjeç. Ore kush ju ka hapur IG se vet s’dinë, s’ka shans. Ça po ju bëni? Po i shkatërroni me duart tuaja.” – ka shkruar moderatorja.