Dea Mishel është gjykuar në rrjet për veshjen e saj në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, për faktin se i dolën të brendshmet kur zbriti nga makina për të hyrë në tapetin e kuq, situatë kjo që shkaktoi dhe një reagim nga ana e Dea Mishel, pasi pa që komentet negative për të vinin nga profile +45vjeç. (Lexo këtu)
Ndonëse Dea u përgjigj ironikisht për ata/ato që e kishin sulmuar, sërish rrjeti iu “vërsul” moderatores pse po ‘gjykon’ persona të moshës +45vjeç.
Por nuk ka qenë vetëm Dea ajo që ka reaguar për komentet kundret saj, por edhe Ina Kollçaku i ka dalë në mbrojtje.
Përmes një postimi në Instastory me një foto të Dea Mishel, Ina shkruan, ndër të tjera : “ Dea, e njoh rrugën që po kalon! Mbaron shpejt sapo të fillosh të bësh gallatë me injorancën e tyre”.