Eksperimentet me ngjyrat e flokëve në showbiz (dhe jo vetëm) janë diçka tejet e zakonshme.
Vajzat e njohura janë të parat që përqafojnë trendet e reja, e pas flokëve të kuq që u kthyen në ‘hit’ në showbiz, tashmë me ardhjen e vjeshtës duket se po lind një trend i ri: flokët karrotë.
Ndonëse disa prej vajzave e kanë pasur këtë ngjyrë të preferuar prej kohësh, gjithnjë e më shumë personazhe tashmë po i bashkohen trendit “flokë-karrotë”.
Luana Vjollca ka qenë ajo që ka vendosur të bëjë një ndryshim të vogël për pak orë, duke shtuar fije portokalli në flokët e saj bjondë.
Ilnisa Agolli, brunja më e re në qytet, gjithashtu ka eskperimentuar me disa foto me flokët karrotë, ndonëse vetëm paruke duket se rrjeti menjëherë e ka pëlqyer Ilnisën me këtë stil flokësh.
Ne po ju tregojmë disa vajza flokë-karrotë, ju na tregoni të preferuarën tuaj. 🙂