Një banor i ri do t’i bashkohet shtëpisë së BBV ditën e martë. Ai u prezantua në “Fan Club” i maskuar.
Burime për “XL Social Media” bëjnë me dije se banori më i ri i BBV quhet Amarildo Delia me profesion animator dhe moderator.
Që në prezantimin e tij në “Fan Club”, Amarildo ka ‘trazuar’ ujërat duke pasur kështu debatet e para me opinionistët Ina Kollçaku e Ronaldo Sharka.
Mbetet për t’u parë nëse banori i ri do të vazhdojë këtë ‘linjë loje’ edhe në BBV.