Ditën e djeshme, Elvis Pupa është nisur drejt Thethit me bashkëshorten e tij, Belinën. Ndërsa ka treguar se do të ngjiste malin, aktori është shprehur me humor se nëse nuk poston në rrjetet sociale, lajmëroni emergjencën që t’a kërkojë.
E mesa duket, Visi është kthyer shëndoshë e mirë nga mali…epo, jo dhe aq mirë!! Në videon e radhës, aktori i humorit shfaqet i nxirë dhe me krahun e fashuar, por jo për arsyen që mendoni ju!
Elvis Pupa ka lajmëruar përmes një videoje që është rrahur nga bashkëshortja e vet, pasi i ka gjetur mesazhe në telefon.
Sigurisht, e gjitha kjo ishte një shaka nga ato që vetëm Visi di t’i bëjë me kaq mjeshtëri, megjithatë as bashkëshortja e tij nuk mbetet pas.
Në koment te postimi i videos, Belina ka shkruar
“Visi është e kundërta, të ka dhunu bashkëshortja se të ka gjet mesazhet e mia”
Çifti nuk ngurron në asnjë moment të mbështesin njëri-tjetrin edhe kur bëhet fjalë për ‘mbështetje’ të këtij lloji. Kjo është dhe arsyeja pse janë kaq të lumtur bashkë dhe gjithashtu një nga çiftet më të pëlqyera të publikut shqiptar. 🙂