Sardi Strugaj është gjithashtu një ndër emrat mjaft të komentuar si një banor i mundshëm pas BBV3. Me pjesëmarrjen e tij në DWTS, këngëtari fitoi zemrat e publikut dhe rrjeti u shpreh se do të donte ta shihte Sardin në BBV pasi nisën të qarkullojnë lajme për pjesëmarrjen e tij në format.
Vet Sardi nuk ka reaguar lidhur me këtë lajm deri sot, pak orë para nisjes së spektaklit. Këngëtari ka postuar një Instastory, ku shkruan: “Besoj e kuptuat që nuk do futem në BBV apo jo??” – shkruan ai.
Epo, ne “kurrë nuk themi kurrë” Sardi – deri sa të shohim gjithë banorët!