Ndërsa vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të tretë të BBV, ‘zhurma’ që kanë shkaktuar emrat që përfliten është shumë e madhe.
Për këtë, u fol sot edhe në “Shqipëria Live”, ku ndër emra si Romeo Veshaj, Roza Lati, Monika Lubonja, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica etj, u përmend edhe emri i Olsi Bylykut dhe Egli Takos.
Ndonëse duket paksa si “mision i pamundur” pasi Egli dhe Olsi kanë vetëm pak muaj që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 5-vjeçare, sërish u mendua se të dy ata mund të jenë pjesë e formatit, ndërsa gazetari Andi Vrapi u shpreh se nuk e beson këtë, por beson se Olsi Bylyku do të jetë banor i BBV3, ndërsa Egli mund të hyjë në shtëpi si “surprizë” për të rikrijuar një histori (alla) Bora-Donald.
Duket se pas këtij emisioni, ka reaguar edhe vet Egli (indirekt), duke mohuar kështu mundësinë për të realizuar këtë “skenar”. Përmes një Instastory ajo shkruan: “Po po, yhyyyy. Telenovela indiane”
Duket se Egli nuk e ka në plan të jetë pjesë e këtij sezoni, megjithatë nuk i dihet ende se çfarë mund të ndodhë deri në janar. (Dhe në vazhdim)