Ditën e sotme një tjetër lajm nisi të qarkullojë në rrjet. Në një kohë që duket se ndarjet e divorcet janë kthyer në trend, burime për ‘Pamfleti’ konfirmuan se kjo ‘vorbull’ kishte prekur edhe gazetarin Eno Popi.
Sipas burimeve të ‘Pamfleti’, Eno dhe bashkëshortja e tij ishin në prag divorci, kjo për shkak të tradhtisë nga ana e gazetarit.
Mirëpo, menjëherë Eno ka reguar duke kontaktuar me redaksinë e ‘Pamfleti’ për të përgënjeshtruar lajmin.
Ai ka thënë se me bashkëshorten marrëdhënia vazhdon të jetë e shëndetshme dhe vetëm distanca Shqipëri-Kanada ka bërë që të gjenden paksa larg njëri-tjetrit.
Sipas gazetarit, çifti nuk ka menduar kurrë ndonjëherë të ndahet dhe të dy vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien dhe martesën me të njëjtin ritëm.
Madje lajmi për ndarje kishte shqetësuar të dy palët, duke nxitur kështu edhe reagimin e gazetarit.
Eno Popi dhe partnerja e tij kanë sjellë në jetë edhe Liv, e cila tashmë është 7 vjeç.