Ditën e djeshme e ftuar në “Pardon My French” ka qenë ish banorja e BBV Arta Kabashi, e cila ka folur për jetën e saj private ku ka konfirmuar dhe një lidhje me një personazh publik, gjatë një bisede me Meriton Mjekiqin brenda shtëpisë së BBV.
“Fillimisht Meritoni më ka pyetur a kam qënë ndonjëherë e dashuruar dhe unë i kam thënë: ´´Po, shumë´´. Ai më ka pyetur nësë kam qënë dashuruar me një ´´shkronjë të caktuar´´ dhe ia kam konfirmuar Meritonit me një gjestdhe i kam thënë që nuk dua të flas më tepër sepse mund të zbulohet pasi është personazh i njohur! Ajo që mund të them ështe se nuk ka qënë nga bota e muzikës.” – ka thënë Arta.
Më pas këngëtarja ka lënë të nënkuptohet se tashmë është ‘single’ e megjithatë kjo deklaratë nuk i shpëtoi ‘syrit’ të mediave rozë.
Sipas revista “Kosovarja” Arta Kabashi është në një lidhje me aktorin e njohur Blerim Destani, lajm pas të cilit Arta ka reaguar sërish duke treguar se është single dhe aludimet që qarkullojnë në media janë fake.