Romeo dhe Heidi jo vetëm që janë pajtuar me njëri-tjetrin pas kaq shumë javësh plot tension dhe debate mes tyre, por dyshja ka vendosur edhe të martohet, me një ceremoni që do të zhvillohet nesër me plot të ftuar dhe surpriza.
Megjithëse deri sot nuk kishim parë asnjë mbështetje nga ana e familjarëve të çiftit, as nëpër rrjete sociale, duket se më në fund Donaldi vendosi të reagojë, e bashkë me të edhe Elgiti i cili përmes postimeve duket se e mbështet lidhjen e Romeos me Heidin.
Përmes një reagimi në Instastory, Donaldi shkruan: “festo dhe sot se nesër do të të lidhen këmbët”, ndërsa më pas ka shpërndarë edhe njoftimin e dasmës me sytë me zemra.
Nuk ka munguar as reagimi i Elgitit i cili shkruan “nesër martojmë Malon” , shoqëruar me dy zemra.