Ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se Jori Delli dhe i dashuri i saj Fred de Palma, e kanë çuar lidhjen e tyre një hap më tej – drejt fejesës.
Shkak për këtë u bë një postim në Instastory i Jorit ku tregonte thonjtë e saj, ndërsa të gjithë panë unazën që mbane në gisht.
Epo, me sa duket nuk bëhet fjalë aspak për një fejesë e madje as unaza nuk është një unazë fejesë. Këtë Jori e ka treguar vet përmes një Instastory, ku ka përgënjeshtruar lajmin, ndërsa shkruan: “Akoma jo. Nuk është një unazë fejese. Isha thjesht duke treaguar thonjtë.”
Shumë bukur thonjtë Jori, por ne thjesht e kemi ‘ndarë mendjen’ të të fejojmë sa më shpejt! 😜