Ditën e djeshme në Wake Up ,ka qenë i ftuar Koloreto Cukali, skenaristi i filmit “Në kuadër të dashurisë” ,ku protagonistë do të jenë Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Ndër të tjera ai theksoi se janë aq miq , sa mund t’i gjesh edhe jashtë xhirimeve duke konsumuar një gotë me njëri-tjetrin.
Por, sa e vërtetë është kjo?
Nisur nga deklarata e skenaristit, ne hodhëm një vështrim në rrjetet sociale të të dyve dhe gjejeni pak – ata as nuk e kanë njëri-tjetrin në listën e miqve që ndjekin.
Kjo ka ngritur dyshime,pasi nëse do të ishin aq të afërt,të paktën do e ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër,aktorja Olta Gixhari ka postuar një foto në Instagramin e saj,ku duket duke shijuar perëndimin e diellit dhe në përshkrimin e fotos ka shkruar :
“Pika e dobt e jemja” – pjesë kjo e shkëputur nga kënga e re e Luizit, gjë që fansave të secilit i ka rënë menjëherë në sy.
Nuk e dimë nëse dyshja Luiz-Olta, nuk duan ta kenë njëri-tjetrin në rrjete sociale,ose nëse asnjëri nuk ‘ul hundën’ i pari për t’i bërë follow tjetrit apo nëse e gjitha vazhdon të mbetet “në kuadër të lojës” ,por e sigurt është që këto detaje vazhdojnë të ngjallin interes në rrjet për raportin që kanë në realitet ,që duket të jenë si “Tom & Jerry” 🙂