Disa javë më parë, burime për “Kryefjala” konfirmuan se Olsa Muhameti largohet pas vitesh karrierë nga TCH.
I njëjti burim theksoi se “Përputhen” nuk do të transmetohet më në TCH, por në një nga televizionet në Kosovë.
Mirëpo teksa për largimin e Olsës ende nuk ka një konfirmim, ditën e sotme ka dalë një njoftim ku bëhet e ditur se emisioni “Përputhen” do të vazhdojë transmetimin sezonin e ardhshëm dhe se aplikimet tashmë janë hapur.