Sara dhe Bardhi janë çifti i parë zyrtar i BBV3. Pak javë pas nisjes së formatit, çifti zyrtarizoi lidhjen me anë të një puthje.
Mirëpo edhe pse janë çift, Sara ka vetëm një qëllim në BBV dhe është fitorja. Gjatë një bisede me banorët, Sara është shprehur se nëse arrin të shkojë në finale me Bardhin, ajo do e eleminonte për të dalë vet fituese e BBV.
Kjo fjali e Sarës është bërë menjëherë virale në rrjet dhe komentuesit u ndanë në dy grupe – ata që mendojnë se Sara është e aftë për gjithçka në lojën e saj në BBV dhe po e përdor Bardhin për qëllimin e saj, ndërsa pjesa tjetër mendon se Sara vërtet e do Bardhin, e megjithatë janë brenda një loje dhe kjo fjali është më se e drejtë.