Alba Vukaj është një nga banoret më të komentuara të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova. Së fundmi ajo ka shprehur pëlqimin ndaj Azmeit dhe dyshja janë parë më shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit brenda shtëpisë.
Por koha ka treguar se kjo mund të jetë një strategji loje e të gjithë po aludojnë se në fakt Alba ka një romancë të lënë përgjysmë jashtë. Për këtë ka folur motra e saj, Jona.
“Kam pa disa komente negative të shpifura. Unë e njoh Albën më së miri në këtë botë. Alba nuk është e lidhur me askënd, nuk i ka tregu kërkujt në shtëpi se ka pëlqim për të “, tha ajo në Prive.
Jona tha se Alba nuk ka lidhje dashurie jashtë shtëpisë.
“Nuk është e vërtetë. Ka qenë beqare për një kohë të gjatë. Ka hy beqare dhe tani është beqare. Lumbardhi kishte disa sjellje toksike, dramatike që më janë dukë të teprume. E ka ba këtë punë të vogël, të madhe pa nevojë. Si Azemi dhe Lumbardhi me duken djem të mirë. Por, kur dikush sjellet keq me motrën time, nuk i dua në atë moment. Por, nuk e preferoj njërin me shumë se tjetrin“, u shpreh ajo.