Personazhet e ekranit tashmë janë duke u përgatitur për nisjen e sezonit të ri televiziv – por, para kësaj, ata po bëjnë ca pushime të mira për të rikuperuar gjithë energjitë e tyre.
Këtë ka bërë edhe një nga personazhet e rubrikave të “E diell” , Alesia Bami, e cila ka zgjedhur Mykonos për të pushuar. Moderatorja ka ndarë me ndjekësit disa foto nga pushimet, ku si gjithmonë duket në ‘top-formë’ me fizikun e saj. Fotot e Alesias kanë marrë gjithë vëmendjen e rrjetit – dhe me sa duket, jo vetëm të rrjetit, por edhe të pushuesve rrotull saj.
Kështu, në fotot e fundit të postuara nga Alesia, një detaj nuk i ka shpëtuar askujt. Një pushues pranë çadrës së saj që e ka “humbur” duke parë moderatoren.
Sigurisht, kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit, të cilët menjëherë kanë nisur komentet për pushuesin, duke e kthyer gjithë vëmendjen e fotos te ai. Këto janë disa nga komentet e ndjekësve të moderatores.
Epo, na duhet t’a themi – nuk mund t’a bëjmë me ‘faj’ pushuesin me këtë pamje të Alesias! 😉