Tërhiq e mos e këput u kthye edhe marrëdhënia e Azemit me Albën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Ai i shprehu pëlqimin konkurrentes që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi, e më vonë i pranoi se ishte i dashuruar.
Megjithatë, Alba ka vendosur kufijtë e saj duke i treguar se e pëlqen vetëm si djalë dhe s’ka ende asnjë ndjesi më tepër, për të patur diçka më shumë mes tyre.
Ndaj, për të parë nëse ka pak “xhelozi” nga ana e Albës, Azemi ka vendosur ta injorojë në festën me pizhame që bënë në shtëpi, duke i marrë edhe “hak” për ftohtësinë e saj.
Në video shihen momente kur Alba tenton t’i afrohet dhe qëndron pranë tij, por ai sërish vazhdon të mos i kushtojë vëmendje.