Ditën e sotme, Krist Dragot ka hapur një komunikim pyetje-përgjigje me ndjekësit (Ask me a question) , ku ndër të tjera është pyetur edhe lidhur me Dea Mishel dhe thashethemet që qarkullojnë per një lidhje të mundshme me të. Sa i përket kësaj pyetjeje, Kristi ka zgjedhur të mos reagojë vet, duke ia lënë “topin” gazetarit Ronaldo Sharka, meqë ishte ai që e ‘fryu’ edhe më shumë thashethemin.
Megjithatë një tjetër pyetje, ka ngjallur dyshime në rrjet. Një nga ndjekësit e pyeti Kristin se cila është bjondja më e bukur që ka njohur, duke marrë parasysh që Keisi, vajza me të cilën Kristi nisi një lidhje romantike brenda BBV, ashtu edhe Dea Mishel me të cilën përflitet se është aktualisht në një lidhje, janë bjonde. Përgjigjja e Kristit? “Barbie“!
Mirëpo, nëse ju kujtohet, Dea Mishel ka qenë banorja e BBV, e cila ka hyrë brenda shtëpisë si një “Barbie” e kyçur e cila duhej të shpëtohej nga njëri prej banorëve, dhe Dea asokohe zgjodhi Amosin që t’a ‘shpëtojë’, një tjetër ish-banor me të cilin Dea Mishel pati një lloj ‘flirti’ , që nuk mbeti asgje veçse miqësi.
Besoj e kuptuat tashmë kush është ‘Barbie’ dhe bjondja më e bukur, sipas Kristit?! 😉