Luiz Ejlli e Kiara Tito prej ditësh janë shkëputur nga angazhimet e tyre për disa pushime, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë në Bodrum të Turqisë.
Që kur kanë arritur, moderatorja Kiara Tito ka qenë shumë pak aktive në rrjetet e saj sociale, ndërsa Luiz Ejlli vazhdimisht përditëdon ndjekësit me ngjarjet gjatë pushimeve.
Këtë herë, Luiz Ejlli ka vendosur të hyjë ne “live” për të ndarë me ndjekësit ndodhinë e fundit, e cila e kishte habitur dhe më pas surprizuar – për mirë.
“Po rrija në recepsion edhe po dëgjoja ata të recepsionit që thërrasin ‘Sulltan’. Pash që nuk u përgjigj askush edhe ngrita dorën, jam sulltani. Edhe më thanë hajde. Na morën valixhet e na sollën në një dhomë tjetër. Jo dhomë, po këtu është të bësh Big Brotherin nga e para. Nuk e di kush ka qenë Sulltani që i kam zënë dhomën unë, po shife si është” – ka thënë Luiz Ejlli teksa tregon pamjet e suitës ku e kanë çuar.
Sigurisht, nuk bëhet fjalë për asnjë ngatërresë, pasi suita ka qenë e dedikuar për Luizin dhe Kiarën nga agjencia turistike, për arsye promovimi, por si gjithmonë Luizi ka mënyrën e tij të të treguarit të ngjarjeve dhe kjo është arsyeja pse fansat e duan.
Pamjet e suitës së Luizit dhe Kiarës:
Së fundmi, Luizi e ka përmbyllur “Live”, duke falenderuar të gjithë njerëzit që e kanë mbështetur që ai ka mundur të bëjë këto pushime.
Video e plotë e Luizit këtu: 👇🏻