Rosela Gjylbegu është një nga zërat e njohur të muzikës shqiptare, të cilën prej vitesh nuk e kemi parë të angazhohet në projekte të reja.
E megjithatë duket se këngët e saj i kanë rezistuar kohës dhe vazhdojnë të dëgjohen nga fansat dhe dashamirësit e saj.
Si për ta kujtuar, një ndjekëse e artistes ka postuar në Instastory një pjesë nga bashkëpunimi i saj me Eliza Hoxhën ‘Rrahjet e zemrës’ që u krijua 10 vite më parë. Gjylbegu e ka ripostuar videon me mbishkrimin: ‘Eh ishte një kohë kur dëgjohej muzikë e vërtetë’.
Rosela Gjylbegu i ka munguar estradës shqiptare. Po bëjnë disa vite që ajo nuk ka sjellë në treg projekte të reja. Megjithatë ajo ngelet një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare.