Gjatë një bisede të zhvilluar mes banorëve ditën e sotme, njëri prej konkurrentëve siç duket ka bërë një veprim që mund ti kushtojë shumë. Bëhet fjalë për Fation Kuqarin, i cili është shprehur se Ilnisa ka antipati të madhe jashtë shtëpisë.
“Dhe Ilnisa ka antipati të madhe jashtë, s’i dihet, të katërta janë të rrezikuar”- është shprehur Fationi gjatë bisedës lidhur me të nominuarat e javës.
Siç dihet nga rregullat e këtij formati, askush prej konkurrentëve nuk duhet t’u rrëfejë informacione prej jashtë shtëpisë.
Por çfarë do të ndodhi me Fationin? A do të penalizohet ai prej produksionit? Mbetet për tu parë.