“Ferma VIP” nisi sot tansmetimin në Vizion Plus. Për reality-show më të ri në vend po flitej prej ditësh, mirëpo startimi i tij nuk u prit dhe aq mirë nga komentuesit.
Shkak për këtë u bënë problemet teknike që hasi programi gjatë transmetimit – zëri që interferonte shpesh, lëvizje të pakontrolluara të kamerave dhe ngërçe të tjera teknike. (sipas komenteve në rrjet)
Lidhur me këtë, ka reaguar edhe finalistja e BBV2, Dea Mishel, përmes një postimi në Instastory, ku shkruan:
“Ferma VIP paska regji tip kafazi i artë. Opa sapo i mbylla rrugët vetes për vizion+. Jo se kisha ndonjë plan po nejse, përshëndesim vizion+ , i urojmë suksese dhe i kërkojmë mos i xhirojnë më emisionet me telefona.”