Sot në “Shqipëria Live” është folur paksa për formatin e BBVA 3, i cili pritet të nisë në janar, ndërsa përgatitjet tashmë kanë nisur për përzgjedhjen e banorëve.
Ndër personazhet publikë më të përfolur për momentin janë Romeo Veshaj, Olsi Bylyku e Roza Lati, ndërsa gazetarja e Top Albania Radio, Albana Ruçi, ka zbuluar një tjetër banore.
Ajo tha se pjesë e BBV3, do të jetë edhe një nga vajzat e programit “E diell”, ndërsa dukej që e kishte informacion të sigurt.
Aktualisht në “E diell” janë disa nga personazhet si Erjola Doci, Nevina Shtylla, Argjira Spanca, Dea Vieri. Cila nga vajzat mendoni se do të bëhet pjesë e BBV3?