Edhe pse nuk është më pjesë e BBV si opinioniste prej dy edicionesh tashmë, Balina Bodinaku vijon të komentojë BBV përmes rrjeteve sociale.
Mbrëmjen e djeshme gjatë ‘Prime’, Balina ka ironizuar kthimin në lojë të dy banorëve – Meritonit dhe Eglës, përmes fjalorit të gjuhës shqipe.
Siç e dini tashmë Egla, Meritoni dhe Ilnisa u skualifikuan të tre nga BBV me ‘zarf të zi’, ndonëse nuk lanë menjëherë shtëpinë dhe u përballën me njëri-tjetrin në ‘dhomën e bardhë’, ‘betejë’ nga e cila doli e humbur Ilnisa ndërsa Meritoni dhe Egla u bënë sërish pjesë e lojës.
Balina ka dhënë shpjegimin e fjalës ‘skualifikim’ nga fjalori i gjuhës shqipe, duke treguar kështu se në fakt banorët e kishin humbur të drejtën për të vazhduar garën.
Jo vetëm kaq, por ish-opinionistja ka ironizuar edhe Ilnisën, përmes titullit të një vepre të Dritëro Agollit, “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.