Big Brother Vip Albania, reality show më i suksesshëm rikthehet këtë të shtunë në ekranin e Top Channel. Ajo çka është përfolur me javë të tëra ka qenë lidhur me banorët që do të jenë pjesë e këtij reality.
Një prej banorëve që u përfol se do të jetë pjesë e BBVIP ishte dhe këngëtari Bardhi, ku ky konfirmim erdhi dhe nga vetë ai gjatë një koncerti në Tiranë, mirëpo një story e postuar prej tij ka hedhur poshtë çdo aludim.
Mendohet se shkak i kësaj është pikërisht fakti që Bardhi e konfirmoi vet hyrjen e tij në BBV3, duke kërkuar paraprakisht mbështetjen e fansave të tij, gjë që nuk është e lejuar për banorët pasi ata nuk duhet të konfirmojnë hyrjen në shtëpi, të paktën jo në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë.