Rovena Dilo është një emër mjaft i dëgjuar i muzikës shqiptare. Ndonëse kohët e fundit nuk kemi dëgjuar shumë për të, këngëtarja herë pas here vijon të sjellë projekte të reja muzikore.
E duket se projekti i radhës nga Rovena, do të frymëzohet nga një “gjobë” që këngëtarja ka marrë. Dikush i ka vendosur një gjobë në xham këngëtares për arsye të tejkalimit të bukurisë së lejuar.
Këtë “gjobë”, Rovena e ka shpërndarë në Instastory, teksa shkruan: “Sot në xhamin e përparmë të makinës më kishin vënë këtë “gjobë”. Kujtdo që e ka lënë i them faleminderit, e duke pranuar që qesha shumë, e falenderoj se më dha një ide të bukur për vargje kënge.”