Ledion Liço padyshim ka fituar zemrat e publikut tashmë me mënyrën e veçantë të moderimit të tij këtë sezon të BBV.
Duket se moderatori e ka marrë aq seriozisht këtë format, sa bëhet gati një ditë para ‘Prime’ dhe këtë sapo na e tregoi bashkëahortja e tij, Sara Hoxha.
Producentja ka postuar një foto të Ledionit, i veshur me kostum – veshje që mban zakonisht gjatë ‘Prime’.
“Do ketë ngatërruar ditën 🙂 “ – shkruan Sara në postimin e saj në Instastory.
Epo me sa duket, këtë sezon Ledion Liço është çdo ditë të javës gati për ‘Prime’! 🙂