Ledion Liço tashmë është absolutisht një nga personazhet më të dashur të ekranit, i cili menjëherë pas nisjes së BBV3 ka pasur një rritje të menjëhershme si personazh edhe në rrjetet e tij sociale, të cilat i kishte lënë pas dore.
Mirëpo, tani Ledioni është më aktiv se kurrë në Instagram. Së fundmi moderatori ka postuar një foto me një nga fëmjët e tij, ku shkruan: “Nuk e di për çfarë më ka marrë malli, për bebe apo për plazh.”
Ky postim nuk i ka shpëtuar syrit të Olta Gixharit, e cila menjëherë ka komentuar me batutat e saj. “Sara Hoxha po të thërret dikush” – shkruan Olta, duke lënë të nënkuptohet me humor se Ledioni po jep ‘shenjat’ se është gati për fëmijën e katërt.
Ledioni dhe Sara janë prindër të 2 djemve dhe 1vajze – London, Roman dhe Ruya.