Fituesja e vendit të dytë të “Big Brother Vip Kosova”, Juliana Nura e cila me pjesëmarrjen dhe lojën e saj në këtë format, krijoi shumë zhurmë, ishte e ftuar sot në “E diell”.
E pyetur nga Nevina, Juliana tha disa fjalë edhe për BBVA. Ndër të tjera, Xhuli deklaroi se ishte në BBVK asokohe, përndryshe do kishte hyrë direkt në BBVA, specifikisht për të krijuar një lidhje me Luiz Ejllin, të cilin vazhdoi t’a përmendte gjatë gjithë rubrikës.
Gjithashtu, Juliana u shpreh se sipas saj, mashkulli më seksi në atë shtëpi, për sa i përket pamjes fizike ishte Shpat Kërleshi prej trupit të palestruar, ndërsa më pak seksi ishte Bjord Mezini.
Për sa i përket vajzave, ajo u shpreh se përgjithësisht ishin mirë, vetëm se kishin një problem që nuk i qëndronin fjalës së vet.
“Vajzat kanë qenë mirë, përveç faktit që nuk i shkonin fjalës së tyre deri në fund. Dmth këtej thoshin gjë tjetër, ndërsa kur iu shkonte Luizi trembeshin dhe mohohin fjalët e veta, gjë që nuk duhet. Të isha unë – Do luftë?Eja!” – ka thënë Juliana Nura.
Epo, nga jashtë flasim të gjithë. Mbetet të shohim tani nëse Xhuli do të jetë pjesë e BBV 3 për t’a parë si do sillet, edhe pse një eksperiencë të njëjtë ka shumë pak kohë që e ka përmbyllur në BBVK, prej nga fitues i çmimit të madh u shpall Stresi.