Dea Mishel dhe Krist Dragot, kanë qenë në qendër të vëmendjes së media, si pasojë i aludimeve në rrjet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Pak ditë më parë, ka qenë gazetari Ronaldo Sharka që ka nxjerrë një foto të Deas dhe Kristit duke drekuar së bashku në një restorant, pa i dhënë vëmendje në rrjetet sociale, duke mos postuar asgjë. Pikërisht prej kësaj, Ronaldo tha se kjo vërtetonte thashethemin që qarkullonte për Dean dhe Kristin – thashethem që Dea e hodhi poshtë duke treguar se nuk kishte asgje më tepër se miqësi në atë takim.
Së fundmi, Dea Mishel ka postuar disa “Instastory”, ku tregon se ndodhet në një plazh privat, e vetme. “Një plazh vetëm për mua” – shkruan Dea në postimin e saj.
Mirëpo, me sa duket nuk është dhe aq e vetme!! Edhe Kristi ka postuar një foto në “Instastory”, ku duket të jetë në të njëjtin vend me Dea Mishel.
Mendoni se edhe kjo është një “rastësi” ?!