Sara Gjordeni dhe Bardhi duket se po vazhojnë të shijojnë romancën e tyre ndërsa nuk kanë munguar as deklaratat e njëpasnjëshme të dashurisë për njëri-tjetrin.
Mirëpo, ndonëse jashtë BBV tashmë çifti duket se vazhdon të marrë komente negative e kjo kryesisht prej komenteve të vazhdueshme për Sarën.
Në një postim të fundit të ish-banores, një komentues është ‘tallur’ keq me Sarën dhe Bardhin, ndërsa shkruan: “Bobo ta dijë mirë se ça ka marrë Bardhi nuk bën më këngë. Zorraxhie, bën si gocë e mirë, por nga me kilometra ke arrit me milje.”
Sara nuk ia ka përtuar aspak një përgjigje në koment ndjekësit, ku i shkruan: “Po ik o i lodhur, ta dish ça familje dhe jete ka zorraxhia, vjen i puth këmbët po ec qarkullo”