Sara Hoxha është një ndër personazhet më të komentuar në rrjet muajt e fundit. Aftësitë e saj si aktore në filmin “Në kuadër të dashurisë” e më pas ndarja (ose “krisja” ) me reperin Ledri Vula, e kanë vendosur Sarën në qendër të mediave rozë.
Ndonëse çifti nuk ka pohuar asgjë lidhur me raportin e tyre, duket tashmë se të dy ata janë përqëndruar në punët e tyre – Ledri me koncertet e Sara me reklamat dhe brand-in e saj të veshjeve.
Mirëpo, së fundmi Sara ka postuar një shprehje në Instastory, duke bërë që vëmendja të kthehet sërish te dyshja.
“Ti di shumë lidhur me psikologjinë kur nuk mund të acarohesh sepse i kupton arsyet e secilit për gjithçka ata bëjnë.” – shkruhet në postimin që ka shpërndarë Sara.