Sara Gjordeni është një nga banoret më të komentuara të BBV3, jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.
Së fundmi, opinionisti Meridian Ramçaj e ka ‘thumbuar’ keq banoren, duke i përmendur dhe faktin që ajo ka përfunduar studimet për juriste.
Meridiani përmend faktin që ish-universiteti i njohur “Kristal” ka nxjerr 99999 juristë, ndërsa Masterin e Sarës e la të nënkuptuar.
Kjo nuk është hera e parë që Meridiani jep komentet e tij ironizuese për disa nga banorët e shtëpisë, duke u kthyer kështu në një komentues të rregullt të formatit prej dy vitesh.