Mandi Nishtulla u bë viral në rrjete me këngën “Sarile”, e për pak kohë mblodhi mbi 16 milionë klikime në YouTube.
Duket se “Sarile” është bërë aq shumë virale, sa është kopjuar nga këngëtari bullgar Galin, mjaft i njohur në vendin e tij, i cili e ka quajtur “Taka Taka”.
Kënga është kopjuar thuajse në detaje deri te klipi, i cili është tejet i ngjashëm me versionin e Mandit dhe Besit, po ashtu në tekst dhe muzikë.
Galin e ka publikuar këngën ditën e djeshme. Më poshtë po ua vendosim të dyja këngët dhe ju bëni krahasimin.