Ditët e fundit, Luizi ka vendosur të heqë një nga një ish banorët e BBV nga lista e personave që ndjek në Instagram. Kështu, ai nisi me Ronaldon, për të vijuar me Kristin, e më pas me Mikelën.
Ajo që iu ra në sy ndjekësve dhe rrjetit ishte që Luizi ende vijon të ndjekë Efin në Instagram, duke menduar kështu se situata mes tyre është rregulluar dhe ata vijojnë të mbeten miq. Epo, nëse mendoni kështu e keni gabim!! Pasi, ai nuk ka lënë asgjë me kaq dhe këtë e konfirmoi vet ai.
Një koment drejtuar Luizit nga një fanpage i tij, ka qenë pikërisht lidhur me Efin. “Motrën të ma kesh me merak më shumë” – shkruan ndjekësi, teksa Luizi i përgjigjet duke ironizuar Efin, me epitetin e vendosur asaj në BBV nga Zhaklin Lekatari si “shefe diplomacie”.
“Do i vijë koha edhe diplomacisë” – ka shkruar Luizi duke bashkëngjitur një emoji me zemra, duke lënë të nënkuptuar që shumë shpejt do i kthehet edhe Efit.
Nuk e dimë nëse Luizi ka në plan t’a heqë edhe Efin nga lista e miqve në Instagram apo nëse do të lindë një debat i ri, dhe nëse do të lindë, a do të reagojë Efi apo jo, por mund të themi që “shkëndijat” e para sapo nisën.