Era Istrefi dhe Don Xhon janë një dyshe mjaft e komentuar e rrjetit. Kimia dhe afrimiteti që ata kanë me njëri-tjetrin, shpesh ka bërë ndjekësit e tyre të aludojnë për një raport më shumë se miqësor mes tyre, edhe pse dyshja nuk ka pranuar asnjëherë që kanë pasur diçka më shumë se sa bashkëpunime dhe miqësi.
Megjithatë, një veprim i Don Xhon mbrëmjen e djeshme, ka bërë që fansat të flasin sërish për dyshen. Teksa performonin në një club në Prishtinë, Don Xhon ka përqafuar Erën dhe e ka puthur. Momenti është bërë menjëherë viral në rrjet.

Kujtojmë se ende ndarjet dhe bashkimet e Don Xhon me modelen ruse, Ariana Lirey, janë në qendër të vëmendjes së mediave, ku kjo e fundit herë pas here hedh “kunja” lidhur me raportin me këngëtarin. Gjithashtu para pak kohësh, modelja ka publikuar një bisedë me mikeshën e saj, teksa kjo e fundit i nis një foto të Don Xhon dhe Erës në aeroport dhe të dyja nisin të komentojnë pamjen e Era Istrefit pa make-up.

Epo, mund të “nuhasim” pak (si shumë) xhelozi nga Ariana për Erën…dhe me sa duket jo dhe aq pa arsye!