Olta Gixhari ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio” për një intervistë, ku ndër të tjera është pyetur edhe për një krahasim mes filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku ishte protagoniste së bashku me Luiz Ejllin dhe “5 herë jo”, filmit të krijuar nga Bora dhe Donaldi me po këta të fundit si protagonistë.
Olta u shpreh se nuk ka krahasim mes dy filmave, pasi janë të ndryshëm, por megjithatë ajo u shpreh se skenari i “NKTD” është më i mirë dhe profesional se ai i “5 herë Jo”.
“Po e kam parë filmin 5 Herë Jo por nuk krahasohen pasi janë komplet dy gjëra të ndryshme. Në Kuadër të Dashurisë ka skenar më të mirë dhe më profesional. Kjo ishte pika më e fortë, përveç aktorëve kryesorë” – tha Olta.
Mirëpo nga ana tjetër, Bora Zemani nëpër intervista është shprehur se pika më e fortë e filmit “5 herë jo”, është pikërisht skenari. Madje moderatorja dhe Donaldi i kanë “mëshuar” këtij fakti që gjatë kohës së xhirimeve, ku shpreheshin se: “Për të bërë një film të jashtëzakonshëm te duhen tre gjëra – skenari, skenari dhe skenari.”
Kujtojmë se premiera e filmit “NKTD” u mbajt në tetor dhe filmit theu rekorde shikueshmërie, ndërsa nga ana tjetër “5HJ” pati premierën në dhjetor dhe edhe pse u publikua në ditët e fundit të vitit që lamë pas, sërish u bë një nga 4 filmat më të ndjekur të vitit.