Reperja Tayna njihet për këngët e saj, shpeshherë si “diss”- e kundrejt kolegëve të saj. Por këtë herë, Tayna ka vendosur që diss-in t’a bëjë përmes një postimi në aplikacionin “Threads”.
Lidhur me këngët e fundit të lancuara, Tayna ka shkruar që dhe ajo mund të kishte zgjedhur të “vuajë” nëpër këngë, por nuk i vjen të vuajë dhe gjithashtu ajo i ka bërë kërkesë rrjetit që mos të “vuajë” më me këto këngë, por të dëgjojnë Taynën.
Nga ana tjetër, ka qenë pikërisht Dafina ajo që këtë verë ka nxjerrë pafund këngë, ku kryesisht kanë qenë “vajtuese” dhe i dedikoheshin ndarjes. A mund të jetë ky postim i Taynës për Dafinën?
Patjetër që po, pasi nuk do të ishte hera e parë. Kujtojmë se dy vajzat kishin një miqësi shumë të mirë me njëra-tjetrën, e madje në bashkëpunimin e tyre shumë të suksesshëm “Bye-Bye”, vajzat thoshin që një “duo” (dyshe) më e mirë se e tyre nuk ekziston. Por pikërisht pas këtij super suksesi me këngën duo- ja e tyre u “shpërbë” dhe vajzat patën një debat me njëra-tjetrën ku dhe i dedikuan mjaft postime e story debatit mes tyre.
Që nga ajo kohë, Tayna dhe Dafina, as nuk flasin as nuk e ndjekin njëra-tjetrën nëpër rrjete sociale.